Mbrëmja i ka gjetur qytetet e Ukrainës nen bombardimet ruse.

Mediat e huaja bëjnë me dije se këtë mbrëmje Dnipro, Zaporizhzhia, Kyiv, Mykolaiv, Cherkasy, janë vënë nën shenjestër nga sulme të shumta raketore.

Kryetari i bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, ka thënë në Facebook se të paktën një raketë ruse ka goditur qendrën e qytetit. Ndërkohe edhe shefi ekzekutiv i hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshyn, ka thënë se objektet hekurudhore të Dnipro janë goditur.

“Një tjetër sulm me raketa në infrastrukturën hekurudhore në Dnipro. Nuk ka viktima në mesin e punonjësve,” tha ai në Telegram.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb