Pas njoftimi nga ARRSH se tashmë Rruga e Rinasit do të rikthehet sërish me dy korsi, banorët të cilët kishin dalë sot në protestë, e kanë pritur lajmin me duartrokitje.
Por, ata deklarojnë se nëse ky vendim do të rikthehet sërish nga Autoriteti Rrugor, ata do të vijojnë me protesta. Ata shprehen se nuk e konsiderojnë si fitore, por si kthimi i një të drejte.
Sakaq, qarkullimi i mjeteve ka nisur lëvizjen normalisht në dy senset.