Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka bërë me dije se ka zhvilluar një komunikim me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Në një reagim në rrjete sociale Zelensky shprehet se udhëheqja gjermane është e rëndësishme për të kundërshtuar  agresionin rus.

‘Pata një bisedë të mirë, konstruktive dhe të rëndësishme me presidentin federal të Gjermanisë, Steinmeier. Faleminderit për mbështetjen e fortë për Ukrainën.  Udhëheqja gjermane është e rëndësishme për të kundërshtuar agresionin rus, ndërsa situata në Mariupol është ende kritike.’, shprehet Zelensky,.

Më herët mediat e huaja raportuan se Gjermania po përgatitet të furnizojë Ukrainën me shtatë obusi të blinduar Panzerhaubitze 2000.

Gjatë bisedës telefonike, Zelenksy ka hedhur edhe një hap më tej, duke e ftuar presidentin gjerman dhe kancelari Olaf Scholz, për një vizitë në Kiev.

Kujtojmë se marrëdhëniet mes Kievit dhe presidentit gjerman nuk kanë qenë më të mirat e mundshme, pasi Ukraina ka refuzuar më parë vizitën e tij, duke marrë parasysh qëndrimet e mëparshme pro ruse.

Refuzimi i vizitës për Frank-Walter Steinmeier, ka bërë që edhe kancelari Scholz të mos e vizitojë Kievin, edhe pse për një hap të tillë është përballur me kritika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb