Dështimi i luftës në Ukrainë ka detyruar Vladimir Putinin të shkarkojë nga detyra njeriun kryesor të propagandës, Valery Gerasimov.

Gerasimov, i njohur në publik për doktrinën e tij të propagandës, aktualisht është shefi i personelit të Forcave Ushtarake të Federatës së Rusisë.
Siç raportojnë burime mirë të informuara brenda Presidencës ruse, Putin më 8 maj do ta shkarkoj atë, me arsyetimin se ka dështuar të okupoj rajonet separatiste të përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luansk.

“Vladimir Putin ka vendosur në 8 maj ta largoj nga detyra Valery Gerasimovin si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse. Gerasimov nuk do të marrë vendime që ndikojnë në rrjedhën e operacionit ushtarak”, theksojnë burimet ruse.

Më tej thuhet se Gerasimov i kishte premtuar Putinit se do t’i okupoj rajonet Donetsk dhe Lugansk deri më 7 maj.

“Gerasimov i kishte premtuar presidentit rezultate konkrete për pushtimin e rajoneve Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës brenda kufijve të tyre administrativë deri më 7 maj, por ai nuk e ka mbajtur fjalën e tij dhe Putin është tejet i pakënaqur”, thuhet në raportimet brenda Presidencës ruse.

Përveç detyrës së propagandës, Gerasimov mban edhe pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes që drejtohet nga Sergei Shoigu.

Doktrina Gerasimov ripërcakton konceptin modern të luftës duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me aktivitetet politike, ekonomike, informative, humanitare dhe mjetet e tjera joushtarake. Kjo ishte bërë e njohur në shkurt të 2013-së dhe veprimeve të mëvonshme të Rusisë në lidhje me Ukrainën.

Burimi
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb