Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të nisë një luftë propagandistike.

Sipas tij kundër Rusisë është nisur një ‘luftë propagandistike’ për të cilën thotë se është një manifestim i racizmit dhe diskriminimit.

“Perëndimi po përpiqet të ndezë një luftë propagandistike kundër Rusisë. Ne duhet të kujtojmë mësimet historike sepse ka faqe të lavdishme të historisë sonë. Ata po përpiqen të barazojnë fituesit e nazizmit me kriminelët dhe të na bëjnë fajtore kryesorë për atë luftë”, ka thënë ndër të tjera Lavrov.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: