Drejtori i CIA-a Bill Burns ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin beson se rruga e tij më e mirë për të ecur përpara në luftën në Ukrainë është përforcimi i luftës.

Burns theksoi se Putin është në fazën e dytë të luftës në Ukrainë dhe kjo e bën edhe më të rrezikshme situatën se sa ndodhej në fazën e parë.

“Ai është në një kornizë mendore dhe nuk do ta përballonte dot humbjen e luftës. Unë mendoj se ai është i bindur tani se dyfishimi i sulmeve do ti japë mundësinë të përparojë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera nuk përjashton rrezikun e një sulmi bërthamor.

“Rreziku i përshkallëzimit të luftës në një konflikt bërthamor nuk duhet të nënvlerësohet gjatë fazës së dytë, edhe pse komuniteti i inteligjencës amerikane nuk sheh “prova praktike në këtë pikë të planifikimit rus për vendosjen … të armëve taktike bërthamore”., ka thënë ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb