Seria A në këtë edicion do të vendoset në dy javët e fundit. Milani ka fituar ndaj Veronës duke kapërcyer përsëri Interin dhe tashmë gjithçka do të vendoset në dy ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të sezonit.

Milani ka një avantazh prej 2 pikësh ndaj Interit, por edhe një tjetër jo edhe aq të vogël të ndeshjeve direkte me zikaltërit sa i përket bilancit të këtij sezoni. Kjo do të thotë se në teori, Milanit i lejohet edhe një gabim në ndeshjet e mbetura, më saktësisht një barazim. Kështu, edhe me 4 pikë në këto dy ndeshje, Milani mund të shpallet kampion, pasi nëse Interi i fiton të dyja dhe skuadrat e mbyllin me pikë të barabarta, kuqezinjtë do të triumfonin./PANORAMASPORT

KALENDARI

Java 37

Milan-Atalanta

Kaljari-Inter

Java 38

Inter-Sampdoria

Sasuolo-Milan

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: