Skënderbeu ra zyrtarisht nga kategoria, pas barazimit 1-1 me Dinamon. Tejet i ashpër jo me te tijtë, por me arbitrimin ka qenë pas ndeshjes trajneri tropojan i korçarëve, Skënder Gega, në prenoncimin e zakonshëm për Gol pas Goli. Ai u quan gjyqtarin Enea Jorgjin ordiner.
“Më vjen keq, ka kohë që është nisur kështu. Nuk dua t’ia përmend emrin arbitrave të padëshiruar. Kanë ardhur dy herë në pesë ditë të njëjtët arbitra. Urime Egnatias, shpresoj që edhe Dinamo të ringrihet.
Gjyqtari –Jorgji, je një ordiner, kaq. Meqë jemi live edhe na dëgjon. Nuk e di çfarë planesh ka Federata. Sa kohë jam pjesë e Skënderbeut do mbroj ekipin. Ishte penallti për ne dhe nuk e dha. Do kërkoj të drejtën. Sot nuk e kthejmë dot pas, e paguan ekipi dhe gjithë ata që punojnë.Unë kam karakterin të pranoj fajin teknik. Kush do mbajë përgjegjësi. Ky bën dush edhe nesër do jetë në Spanjë ose Barcelonë. Unë mbaj përgjegjësi për vete.
Ndiej keqardhje, më ka bërë përshtypje që në pesë ndeshje kemi pasur dy arbitra të njëjtë. Meta ka ardhur nga Kukësi për ne. Më vjen keq që nuk janë korrektë. E mbroj këtë gjë në çdo moment. Nuk jam i turpëruar, jam i zhgënjyer. Nuk shikojnë as VAR për ne, rastet kanë qenë. Jeta vazhdon” – tha ai.
