Milan është vetëm dy hapa larg titullit kampion, i gjithë ambienti është i përqendruar për të arritur këtë objektiv, por në të njëjtën kohë një “sy” e mbajnë të hapur nga tregu i transferimeve. Është e qartë që për sezonin e ri, e fitojnë apo jo titullin, do të luajnë në Champions, për këtë arsye janë të detyruar të lëvizin në tregun e transferimeve, ky prioriteti kryesor është gjetja e një sulmuesi.

Origi
Origi

Sipas Calciomercato.com, Divock Origi do të jetë sulmuesi i ri i kuqezinjve. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, sulmuesi i Liverpool do të zbarkojnë në Milano menjëherë pas finales së Champions League.

Origi Ac Milan Min
Origi Ac Milan Min

Sulmuesi në skadencë të kontratës, këtë periudhë refuzoi ofertat e shumta të ardhura nga klubet angleze dhe gjermane pasi e josh shumë ideja për të veshur fanellën kuqezi. Origi do të firmos një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb