TIRANE – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar vetëm shkarkimin e dy ministrave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, por ende nuk ka dekretuar emërimin e Ahmetajt në krye të Financave dhe Milva Ekonimit si ministre e Ekonomisë.
I pyetur nga “Top Channel” nëse jemi përballë një krize kushtetuese për aq kohë sa Presidenti nuk ka dekretuar dy ministra, kryeministri Rama u përgjigj: “Mos u mërzisni, nuk ka asnjë problem. Ministrat vazhdojnë punën.”
“Presidenti bisedon me Kushtetutën, Kushtetuta bisedon me Presidentin dhe pasi merren vesh bëhet dekretimi.”- deklaroi Rama.
(er.nu/BalkanWeb)
