Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku dhe do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë një foto me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian, ku shihet se takohen me përzemërsi.

“?Bruksel – Me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian?????”, shkruan Rama.

Sipas raportimeve, në fokus të bisedave do të jetë çështja e hapjes së negociatave me BE, por edhe Ballkani i Hapur. Mësohet se tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: