“Bëme baba, të të ngjaj”, thotë një fjalë e urtë e famshme dhe Brooklyn Beckham duket se po ndjek denjësisht gjurmët e të atit. Për çfarë po flasim? Për diamantet.

Në fakt, gjatë më shumë se njëzet viteve martesë, David Beckham i dha gruas së tij Victoria Beckham katërmbëdhjetë unaza me gurë të çmuar.

Më 9 prill, djali i tyre i madh Brooklyn u martua me trashëgimtaren Nicola Peltz në një ceremoni përrallash në Florida.

Që atëherë, nusja e re nuk ka reshtur kurrë së treguari dorën e saj me bizhuteri.

Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham janë bashkë që nga viti 2019 dhe u fejuan 9 muaj pasi filloi lidhja e tyre. Në fakt, në vitin 2020 fotografi i kërkoi aktores që të martohej me një unazë mahnitëse me vlerë rreth 450 mijë euro. Nicola ka treguar disa herë unazën e fejesës, duke bërë që zemrat e romantikëve të rrahin. Megjithatë pas dasmës, diamanti i prerë prewj smerald u zhduk nga gishti i unazës së Peltz-it, duke ja lënë vendin dy bizhuterive të habitshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por sa kushtojnë unazat e martesës?
Mundësia e madhe për të treguar unazat e reja erdhi me Met Gala, ngjarja e parë zyrtare për Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz si burrë e grua. Arsyetimi ishte të tregoja thonjtë e ngjeshur, të rregulluar për mbrëmjen, por qëllimi ishte që të zbuloheshin xhevahiret. Kështu Brooklyn dhe Nicola na dhanë një shije të shkëlqyeshme të unazave së tyre të dasmës, një e vërtetë e mbuluar tërësisht me diamante të prera smeraldi që kushton rreth 50 mijë euro secili.

Unaza e martesës është spektakolare dhe plot kuptim, por pranë gishtit të saj, Nicola Peltz kishte edhe një unazë tjetër, e cila i la vërtet pa fjalë ndjekësit. Diamanti i madh qendror në formë ovale, me një madhësi të vlerësuar midis 8 dhe 10 karat, është i përshtatur nga dy gurë më të vegjël trekëndësh. Ekspertët thonë se vlera e tij është rreth 700 mijë euro. Sipas thashethemeve Brooklyn Beckham ia ka dhuruar atë Nicolas pak para dasmës. Sigurisht që kur e ka marrë, ajo e ka pasur gjithmonë dorën e saj të ekspozuar në rrjetet sociale.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb