Një trafikant i dyshuar droge që jetonte në Granada ka kërkuar azil nga shteti spanjoll, me arsyen se mafia shqiptare e ka kërcënuar.
Shqiptari është përfshirë në një konflikt në Suedi me një anëtar të mafias nga vendi i tij.

Sipas dëshmisë së tij, banda ishte konfliktuar me të pasi besonin s e ai i kishte shkaktuar një dëm, prej 35,000 euro duke dështuar në një operacion të trafikut të drogës në tokat skandinave.
Kjo ka bërë që personi të mos mund të kthehej në Shqipëri dhe të kërkonte azil me arsyetimin se i rrezikohej jeta.

Kërkesa e tij është refuzuar, pasi arsyetimi i servirur prej tij nuk përputhej me rregulloren e autoriteteve spanjolle për rastet e azilit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Politikës së Brendshme, ka refuzuar kërkesën e palës së prekur, e cila ka kërkuar edhe një herë që Qeveria të rishqyrtojë qëndrimin e saj. Gjithashtu, nuk pati sukses dhe çështja përfundoi në gjykatat e drejtësisë, konkretisht në Dhomën Kontestimore-Administrative të Gjykatës së Lartë Kombëtare, e cila sapo ka konfirmuar se shtetasi në fjalë nuk ka të drejtë azili”, njoftojnë mediat spanjolle.

Gjithsesi shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka të drejtën e apelimit për në Gjykatën e Lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb