Rusët po sulmojnë prej javësh Mariupolin dhe e vetmja pjesë e qytetit që mbrohet me forcë nga ukrainasit, është fabrika e çelikut Azovstal.
Së fundmi, janë publikuar pamje nga luftimet e ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.
“Beteja e Azovstalit. Pamje historike”, ka shkruar gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko teksa ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter.
Theksojmë se prej ditësh Rusia po kërkon që luftëtarët ukrainas të dorëzohen, e cila gjë po refuzohet kategorikisht prej tyre.
Nga ana tjetër, Ukraina ka kërkuar nga Rusia që të shkëmbejnë ushtarët e plagosur të Azovit me ushtarët e kapur rob rus.
The Battle of Azovstal.
Historic footage. pic.twitter.com/Kz3XhWCNE8— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) May 12, 2022
(BalkanWeb)
