Teksa i gjithë rrjeti ‘shpërtheu’ në komente dhe reagime pas deklaratës së dyshimtë të Sabianit, ku tha se një nga ata që kishte përfituar më shumë nga miqësia e tij ishte Iliri, vjen reagimi nga këngëtari. Ky i fundit i ka vënë ‘kapakun’ thashethemeve mbi mundësinë e prishjes së miqësisë me Ilirin, fituesin e Big Brother Vip.
Këngëtari ka publikuar një video në Instastory krahas së cilës shkruan:
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, duke etiketuar edhe balerinin, i cili nuk e ka ripostuar videon.
Mesa duket me këtë postim Sabiani i ka dhënë një mesazh publikut se ai është akoma mik i mirë me Ilirin dhe se nuk janë të vërteta fjalët që po qarkullojnë për një prishje miqësie mes tyre, ndërsa e quan vëllaçko në postim.
Gjithçka nisi pas një deklarate që bëri Sabiani teksa ishte i ftuar në emisionin e binjakëve Veshja ‘Me ler të flas’ ku tha se ishte zhgënjyer nga personi të cilin e konsideronte si vëlla.
Biseda:
Donaldi: Cili nga banorët ke menduar se ishte ndryshe dhe të ka dalur ndryshe?
Sabiani: Pothuajse të gjithë, jo në pritshmëritë e mija
Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?
Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.