Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake, Jens Stoltenberg.
“Aplikimet që keni bërë sot janë një hap historik. Aleatët tani do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s. Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve dhe ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë në përfundime të shpejta”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg i bëri këto komente, teksa në krah kishte Klaus Korhonen, ambasadorin e Finlandës në NATO dhe Axel Wernhoff, ambasadorin e Suedisë.
Burimi: CNN
(BalkanWeb)