Ushtarët e batalionit Azov të etiketuar ndryshe si grup neo-nazist i ekstremit të djathtë kanë qëndruar në vijën e parë të frontit të luftës në mbrojtje të Donteskut e më pas të Mariupolit. Prej disa javësh ata ishin “ngujuar” në bunkerin e uzinës së çelikut Azovstal dhe duhet të bënin një zgjedhje vendimtare për jetët e tyre, të qëndronin në uzinë, në të cilën i priste një vdekje e sigurt apo të largoheshin prej aty drejt një fati (mbase) po aq fatal sa i pari.

Presidenti Zelensky për javë të tëra iu bënte thirrje; “ju lutemi hiqni dorë nëse mendoni se duhet, ju lutemi mos mendoni se duhet të jepni detyrimisht jetën tuaj në këtë luftë”, shkruan BBC.

Ushtarët e batalionit Avzov dhanë një ‘JO’ të prerë e deklaruan se duhet të vazhdonin të luftonin, duke zgjedhur kështu moslargimin nga uzina.

Mbrëmë Presidenti Zelensky tha se ky mision për të evakuuar ushtarët e mbetur dhe për t’u kujdesur për ata që tashmë janë larguar, përfshin, sipas tij, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë më me ndikim, si Kryqi i Kuq dhe Kombet e Bashkuara. Ky është një lajm disi qetësues për familjarët e ushtarëve, por jo vetëm. Nga ana tjetër kjo përkrahje ndërkombëtare për batalionin Avzov mund të ripërdoret nga Putin-i si një arsye më tepër të vijuar luftën, me justifikimin se në Ukrainë ka nazistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: