LEZHË-Mallra kontrabandë zbulohen nga strukturat e Doganave, 2 persona përfundojnë në pranga.
Mëoshet se strukturat e Departamentit Operativ-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik dhe Tatimet zbuluan sasi të konsiderueshme mallrash të ndryshme kontrabandë, mes tyre edhe mallra akcize, në Lezhë.
Mallrat kontrabandë: 1470 shishe verë, 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike
Për pasojë u arrestuan në flagrancë shtetasit A.V dhe K.Sh. si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallrat e tjerë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172, 174 e 25 të Kodit Penal, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi S.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ”Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”.
Shtetasi A.V. udhëtonte me mjetin me targë CK972XP dhe pas kontrollit të ushtruar nga Autoritetet Doganore u zbulua se në mjet kishte mallra që nuk i ishin nënshtruar procedurave doganore, më konkretisht 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky mall ishte për llogari të shtetasit S.Sh, banues në Lezhë.
(d.b/BalkanWeb)
