Në një konferencë për shtyp zyrtari i PE David MCCallister tha se PE vazhdon të bëjë thirrje për çeljen e negociatave.

“Parlamenti Europian ndjen keqardhje për vonesat në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Theksojmë se ky dështim është një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit Europian. PE vazhdon që të bëjë thirrje që të ketë një fillim të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim.”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi janë të angazhuar në përmbushjen e planit A.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë në javë në vijim dhe jemi të fokusuar që të përfundohet plani A.”, tha ai.

Pyetje: Jeni të shqetësuar nga deklarata e kryeministrit Rama se nëse nuk do të ketë çelje të negociatave në qershor do të ndahet nga Maqedonia e Veriut.

Përgjigje: Për momentin jemi të angazhuar për përmbushjen e planit A. Politikanët kanë edhe plane B apo C , por ne duam të përmbushet plani A.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: