Stadiumi “Air Albania” është pothuajse i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, teksa kanë mbetur vetëm 30 minuta nga fillimi i fiales Roma-Feynoord.
Tifogrupet respektive po dhurojnë spektakël me koret e tyre dhe banderolat që mbajnë në duar, ndërsa tribunës VIP tashmë po i bashkohen emrat legjendarë të futbollit evropian.
Një ndër ta, i shumëpritur nga tifozët e zjarrtë të Romës në Shqipëri është edhe Françesko Toti. Ish-kapiteni verdhekuq është parë duke u ulur në vendin e tij, ndërsa disa të rinj përpiqen t’i “rrëmbejnë” një fotografi.
👑
#ASRoma #UECLfinal pic.twitter.com/aBGhTMCFpZ— AS Roma English (@ASRomaEN) May 25, 2022
