Në orën 7:30 të mëngjesit të një dite normale, fëmijët ishin nisur për në shkollën fillore , pas përqafimit me prindërit dhe gjithashtu duke u takuar mësuesit e tyre.

Duhet të ishte një ditë normale për këtë shkollë, apo për komunitetin e Uvalde, një qytet i cili nuk kishte marrë shumë vëmendje më parë, mes tensioneve të vazhdueshme të ndodhura në Teksas.

Por ndryshe nga kjo panoramë e përditshme, vendi do të përballej me një tragjedi, një skenë krimi që do të trondiste mbarë opinionin publik.

Brenda, në dyshemetë e klasave, kishte njolla gjaku të 19 fëmijëve dhe dy mësuesve të cilët u vranë nga një 18-vjeçar.

Autorit Salvador Ramos, u përfshi në një shkëmbim zjarri me policinë.

 Methode Times Prod Web Bin C7561b6c Dc67 11ec 8de3 573a6521e09e

Kjo ndodhi në komunitetin prej 16,000 banorësh, një qytet i vogël, një vend me blegtori kur njerëzit shtronin pyetjen pas kësaj tregjedie: “Pse?” “Djalli erdhi në shkollë dje dhe kreu këtë mizori,” tha drejtuesi i emisionit të mëngjesit në një radio lokale, duke shtuar: “Dita ishte e këndshme, por Djalli i shikoi këta fëmijë në sy dhe u tha: “Do të vdisni”.

Gjatë natës, hetuesit punuan për identifikimin e trupave.

 Methode Times Prod Web Bin C6f50976 Dc67 11ec 8de3 573a6521e09e

Disa orë para vdekjes së tij, Xavier Lopez, dhjetë vjeç, kishte marrë pjesë në ceremoninë e regjistrimit të nderit të shkollës që njeh arritjet akademike të fëmijëve.

Nëna e tij krenare shkrepi një fotografi të tij me certifikatën e tij, fotoja e fundit që ajo do të bënte.

Uziyah Garcia, dhjetë vjeç, ishte “djali i vogël më i ëmbël që kam njohur ndonjëherë”, tregoi gjyshi i tij, Manny Renfro.

Jose Flores Jr, dhjetë vjeç, i pëlqente bejsbolli, videolojërat dhe luante me dy vëllezërit e motrat e tij më të vegjël.

Ai ishte “gjithmonë plot energji”, tha babai i tij, Jose Flores Sr.

Eva Mireles, 44 vjeç, ishte mësuesja e parë që u konfirmua se u vra.

Ajo kishte dhënë mësim në distriktin shkollor Uvalde për 17 vjet.

Ndërkohë është hapur një apel në komunitet për të mbështetur familjet.

Uvalde është një komunitet me shumicë hispanike, rreth 50 milje nga kufiri me Meksikën.

 Methode Times Prod Web Bin 1acd7c54 Dc4f 11ec Bcbd E35b52e0266c

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: