Recete nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr bizele të freskëta ose të ngrira
2 qepë të njoma
1 vezë
1 thelpi hudhër
100 gr bukë të grirë/galetë
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Kopër
Nenexhik
Miell misri
Përgatitja
Bizelet i ziejmë për 10 minuta dhe i kullojmë. I ngjeshim me dorë dhe shtojmë hudhrën e shtypur, qepët e prera hollë, erëzat, vezën dhe galetën. U japim formën e rrumbullaktë, i kalojmë në miell misri dhe i pjekim në 220 gradë ose i skuqim.
I servirim me salcë kosi me kopër dhe erëza.
(BalkanWeb)