Futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford, tani është i vendosur të martohet me të dashurën e tij, pasi i ka propozuar për martesë gjatë një arratisjeje pas sezonit në Kaliforni.

Sulmuesi i Premier League u gjunjëzua për të dashurën e tij Lucia Loi dje, vetëm më pak se një javë pasi United përfundoi sezonin me humbje ndaj Crystal Palace.

Dyshja, të dy të moshës 24-vjeçare, janë takuar që në moshën 15-vjeçare, kur ata ishin nxënës në shkollën Ashton on Mersey në Greater Manchester.

  • foto galeri
  • foto galeri

Rashford e kishte planifikuar propozimin për javë të tëra dhe ia bëri pyetjen Lucias në një vilë luksoze pasi ndanë një vakt romantik në restorantin e famshëm të ushqimeve të detit Catch LA, tha një burim për The Sun.

Ata dolën në LA për një natë romantike së bashku të martën dhe ai i propozoi. Ishte jashtëzakonisht romantike.

“Ata festuan më pas me një grup miqsh të ngushtë, përfshirë bashkëlojtarin e tij në United, Jesse Lingard”, tha burimi.

Rashford ndau lajmin e fejesës në Instagram, duke postuar një imazh të çiftit të përqafuar teksa qëndronin sipër një shtrati me trëndafila të bardhë përpara një harku në formë zemre.

(DailyMail/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb