Matias Vecino nuk është më pjesë e Interit. Mesfushori zyrtarizoi largimin nga zikaltërit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Uruguajani i mesfushës u afrua te ekipi nga Milano në vitin 2017, pas një përvoje te Fiorentina. Vitet e para ishin të mira për të, por Vecino filloi të humbiste terren.
View this post on Instagram
“Faleminderit Inter, përqafime të gjithëve”, – shkruan mes të tjerash futbollisti. Me interes pritet të mësohet e ardhmja e tij.
(BalkanWeb)