Analisti Andi Bushati, Artur Zheji dhe Fitim Zekthi, kanë diskutuar në lidhje me shpalljen non grata të kreut të PD Sali Berisha.

Ata kanë komentuar edhe vizitën e Hillary Clinton në Shqipëri në 2012.

Andi Bushati: Ideja që perandoritë nuk e pranojnë kur bëjnë gabim, mendoj që kanë bërë gabim në rastin e Berishës. Por që të kthehet e të thotë në Shqipëri ndodhet një burrë i mirë e ne të pranojmë që bëmë gabim, nuk ndodh. Kur e dimë që nuk bëhet si duhet të veprojmë?

Jemi kundër gabimit të perandorisë apo do themi jemi delet e Amerikës dhe do i shkojmë mbrapa.

Kur gabon Amerika duhet t’ja themi. Edhe ata mendoj që të respektojnë më shumë kur respekton veten dhe të shkelin më shumë me këmbë sa më shumë tu lëpihesh.

Është punë lobimi, një gjë që ma ka shpallur Edi Rama 2 vite më përpara që Berisha nuk e kalon oqeanin, ku e dinte Rama?

Fitim Zekthi: Jemi qesharak kur themi gjithçka do rregullohet. E thotë Escobari, Ned Price e tha Pompeo, është e qartë. Kanë ardhur kongresmenë kanë thënë që përkrahim qeverinë amerikane, është një çështje e mbyllur për mua. Po të kenë qendrim ndryshe do e thonin.

Ne na volit të jemi të djathtë e të mbajmë marrëdhënien me SHBA deri në atë pikë kur nuk preket interesi ynë kombëtar.

Andi Bushati: Atëherë kur doja të ikte një orë e më parë Berisha, vjen Hillary Clinton edhe thotë që kushdo që do të mësojë si funksionon demokracia të vijë në Shqipëri dhe i shtrëngon dorën. Ti besoj Amerikës së Hillaryt apo të Blinkenit.

Na ka gënjyer Clinton në 2012? Më janë ngritur qimet përpjetë se nuk e besoja dot atëherë pas Gërdecit dhe 21 janarit. Pra ajo amerikanja na paska gënjyer. Se vetë SHBA na thotë o shqiptarë jeni gënjyer kur i besuar Hillaryt.

Artur Zheji: Ishte një është një qendrim protokollar pa një peshë të rëndësishme për një demokraci të re. Berisha ka qenë në test që kur u kthye në qeveri në 2005.
Sa i përket a na kanë gënjyer, të bësh politikë është arti i të thënit të ca gjërave më bukur seç janë në realitet.

Vjen zonja nga kreu i botës e foli në fshatin tonë. Tha jeni mirë e po ecni para. Ishte thjeshtë inkurajim.

Andi Bushati: Siç na thonë që reforma në drejtësi është një histori suksesi. Pra gënjehu çdo 8 vjet edhe ecim përpara. Jemi një derr pa tru që gënjehemi çdo 8 vjet. Unë nuk e ha dot këtë.

Artur Zheji: Për reformën në drejtësi nuk jam dakord. Dua të shoh gotën gjysmë plot. Kemi një SPAK që godet majtas. Ti po flet si politikan jo si gazetar. Është një rrugë e tretë, që nëse mendon që Shqipëria ka mundësitë të ecë vetëm me kokën lart, kush është ky me kokën lart, se i kanë xhepat të tërë me para të vjedhura. Kjo klasë politike do një tabula rasa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: