Është arrestuar ditën e sotme 17-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri një të mitur në Pukë. Ngjarja ndodhi në lokalin e babait të 11-vjeçarit një ditë më parë, ndërsa pas plagës së marrë në këmbë, (mbi gju), fëmija u nis me helikopter drejt spitalit të Tiranës.

Mësohet se 17-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me kushëririn e tij të miturin dhe se kishte shtënë mbi pasi nuk kishte gjetur të afërmin e tij.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u largua, por policia ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë rreth 24 orë më vonë.

25e84190 B87b 44d4 8762 243695c6d79f
25e84190 B87b 44d4 8762 243695c6d79f

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb