Aventura e Ylber Ramadanit në Hungari zgjat vetëm 1 vit. Futbollisti shqiptar luajti 30 ndeshje për MTK Budapest, por si duket, do të largohet nga ky ekip.

Sipas medieve të huaja, Ramadani ka gjetur marrëveshje me skuadrën e Abeerden, në Skoci. Trajneri i kësaj skuadre, Jim Godwin mendon se 26 vjeçari mund t’i zgjidhë hallet e mesfushës.

 

 

878
878

 

 

Për Ramadanin do ishte përvoja e tij e parë në Skoci, pas eksperiencave tejet interesante me Partizanin në Shqipëri dhe Vejlen në Danimarkë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb