Një aksident është shënuar në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e një defekti, makina shtoi shpejtësinë dhe doli nga rruga, duke përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ka marrë lëndime dhe ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të saj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: