Izraeli ka paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë drejt Turqisë.
Shkak janë bërë akuzat e ngritura nga Teherani, pasi e akuzon Izraelin për vrasjen kolonelit të Gardës Revolucionare, ngjarje e ndodhur javën e kaluar.
Kujtojmë se Teherani ka fajësuar Izralin për vrasjen e kolonelit të Gardës Revolucionare, Hassan Sayyid Hodai, i cili u qëllua për vdekje nga dy motoçiklistë që iu afruan, ndërsa iu afruan teksa ai ishte brenda makinës së tij.
Turqia është një destinacion i pëlqyer për turistët izraelitë dhe të dy vendet po rindërtojnë marrëdhëniet e tyre, pas më shumë se një dekade tensioni.
(BalkanWeb)