Një kallëzim i pazakontë është regjistruar në komisariatin e policisë së Cërrikut.

Mësohet se një 66-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e nuses së djalit, e cila prej 20 ditësh është larguar në drejtim të paditur nga banesa e saj. Kallëzimi është bërë në nga shtetasi me inicialet N.U., banues në fshatin Shkëndi, Belsh.

Ai ka deklaruar se nusja e djalit, shtetasja me inicialet S.Sh., 21 vjeç është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijën e saj të mitur.
Raportohet se Policia e Cërrikut është vënë në kërkim të së resë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: