Video e saj u bë virale kudo në rrjet. Eshtë fjala për nusen në Librazhd që u kap nga prindërit e bashkëshortit duke tradhtuar të shoqin, që prej 2 vitesh jetonte në Gjermani.

E ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares dhe autores Evis Ahmeti, e reja, tregoi detaje nga momenti kur u zbulua e vërteta. Ajo pretendon se e kanë droguar dhe se nuk e dinë se çfarë ndodhi atë natë.

E reja nënvizon se ka dhimbje trupi dhe pas ngjarjes përfundoi në spital.

“Atë natë unë kam fjet gjumë, ata nuk e di, më droguan se di ç’më kishin fut. Çelësin e kanë lënë jashtë. Kishin çelës të vetin ata. Unë konsumova darkë me ta. Mua më merreshin mend atë natë, nuk e di ç’më ndodhi. Atë natë shkova në spital, më vendosën oksigjen, kam ende dhimbje”, tha e reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb