Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 kg mish viçi
1 qepë e thatë
2-3 thelpinj hudhëra
1 lugë salcë domatesh koncentrat
100 ml verë
3 domate të buta
3 patëllxhanë
200 gr djathë i bardhë
5-6 kokrra pimento
1 shkop kanellë
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Përgatitja
Mishin e viçit e presim në copëza të vogla. Në një tenxhere shtojmë bollshëm mish vaj ulliri dhe shtojmë mishin e viçit me qepën e prerë në kubikë si dhe hudhrën. I kaurdisim i shuajmë me verë. Shtojmë salcën si dhe domatet e grira në rende. I skuqim bashkë, shtojmë kripën, piperin e zi, pimenton dhe kanellën, 2 gota me ujë dhe i ziejmë.
Patëllxhanët sipas dëshirës i skuqim ose i pjekim. I kalojmë në tenxhere dhe i gatuajmë 15 minuta. Më pas masën e kalojmë në tavë i shtojmë majdanozin dhe djathin e bardhë.
I pjekim për 15 minuta në 220 gradë.
(BalkanWeb)
