Një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Mallorcas është ajo e Vedat Muriqit. Klubi spanjoll akoma nuk e ka vendosur nëse do të blejë apo jo kartonin e lojtarit nga Lazio, edhe pse sezoni ka përfunduar.

Sipas asaj që shkruan OK Diario, futbollisti kosovar po i jep drejtim vetëm situatës, pasi si duket ka gjetur marrëveshje me klubin për katër vitet e ardhshme. Topi tani është te Mallorca, me modestët e La Liga që duhet të derdhin 12 milionë euro në arkat e klubit lacial. Shpresohet te një ulje çmimi e sulmuesit, teksa italianët mund të ishin të kënaqur edhe me 10 milionë euro.

 

 

 

 

Hy

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: