Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar sot mjetin tip “BMW”, pasi rezultonte me plot 141 gjoba të papaguara, prej vitit 2020.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se shoferi i mjetit, shtetasi me inicialet M.P., ka paguar të gjitha gjobat, që kapnin vlerën afro 2.3 milionë lekë.

Këto gjoba ishin marrë përgjatë vitit 2020-2022, dhe nuk ishin paguar në kohë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: