Një shtetas grek ka tentuar tu shpëtojë pasojave ligjore pas kryerjes së një sërë krimesh, duke u përpjekur të hyjë në territorin shqiptar.

Në kontrollin e bërë nga policia e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë, u konstatua se ai ishte proceduar penalisht me urdhër arresti nga Hetuesia Penale e Athinës për krime “të rënda”, të tilla si rrëmbim, përdhunim në grup dhe komplot për grabitje.

Ai më pas është arrestuar nga policia greke, e cila më tej e dërgoi në Prokurorinë Publike të Janinës.

Kjo Prokurori, urdhëroi ekzekutimin e urdhrit të arrestit në ngarkim të tij dhe dërgimin në Athinë për të vijuar procesin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb