Klora Merlika është afër të 90-ave dhe i ka mbijetuar kampit te Tepelenës në diktaturë. Kjo këngë vaji është prej kujtimeve të saj më të hershme dhe të pashqlyeshme.
Klora Merlika: Malet e Tepelenës nuk meritojnë mallkim, sepse nuk na dënuan malet por mendja e zezë e njeriut.
Tingujt të kompozitorëve të dënuar në diktaturë si Zef Lekaj a Gac Çuni dhe vargje të poetëve me të njëjtin fat, u interpretuan nga artistët në koncertin Tingujt e Kujtesës mbajtur të hënën në Tiranë.
Elida Dakoli, pianiste: Kam mësuar kaq shumë për hsitorinë e familjes sime, edhe pse prindërit i kanë fshehur. Jo vetëm të zbardhet çfarë ka ndodhur gjatë komunizmit, por të sigurohemi që këto cite të zymta të mos kthehen më.
Vargjet e Arshi Pipës, Havzi Nelës, Vilson Blloshmit e Trifon Xhagjikës rimorën jetë në koncertin e organizuar nga Kujto dhe Konrad Adenauer Stiftung.
Agron Shehaj, “Kujto”: Mostrajtimi, mungesa e informacionit dhe harresa ka qëllim mohimin e krimeve dhe mohimi është krim në vetvete. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë mohimi i krimeve bëhet më i rrezikshëm”.
Tobias Rutershoff, “Konrad Adenauer”: Në Shqipëri e shohim si detyrë me rëndësi të promovojmë dialogun hsitorik në mënyrë për të mbështetur, zhvillimin e një kulture kombëtare të kujtesës. Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet, atë për të cilët nuk mund të rrimë të heshtur.
Koncerti u mbajt në nderim të viktimave të regjimit komunist në Shqipëri, dëshmive të tyre të lirisë dhe shembujve që lanë.
