Paul Pogba do të largohet nga Manchester United. Mesfushori nuk ka rinovuar kontratën dhe do të lërë “Djajtë e kuq” pas 6 sezonesh. Lajmi është dhënë nga klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Francezi ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës për vite me radhë, duke u kthyer në “shtyllën” e ekipit. Alternativat për të ardhmen e Pogba janë të shumta, teksa nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm te Juventusi.
Once a Red, always a Red
Thank you for your service, @PaulPogba #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) June 1, 2022
Manchester United do nisë kërkimet për pasuesin, por fillimisht ka zgjedhur të falenderojë 29 vjeçarin për kontributin.“Një herë i kuq, gjithmonë i kuq.Faleminderit për atë që dhatë” – shkruan klubi.
(BalkanWeb)