Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po mohon gjenocidin serb në Kosovë.

Sipas Berishës, refuzimi i rezolutës së PD për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të Balkanit të Hapur, ndërsa e cilëson këtë si një akt antikombëtar.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Rama mohon genocidin serb ne Kosove!

Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar. sb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb