Agresioni rus ndaj Ukrainës nuk ka të ndalur dhe numri i ukrainasve të larguar nga vendi dita-ditës rritet edhe më shumë.

Për këtë shpopullim të Ukrainës, kryesisht nga fëmijët ka reaguar edhe presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, i cili ka akuzuar Rusinë se po ndjek “një politikë të vazhdueshme kriminale të dëbimit të popullit tonë”.

Në daljen e së mërkurës, Zelensky tha se më shumë se 200,000 fëmijë janë dëbuar deri më tani, shkruan CNN.

Rusia “largon me forcë si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Ky është një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Rusi. Në total, më shumë se 200,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar deri më tani. Këta janë fëmijë nga jetimoret dhe fëmijë me prindër të divorcuar”, tha Zelensky.

“Shteti rus i shpërndan këta njerëz në territorin e tij dhe i vendos qytetarët tanë, veçanërisht në rajone të largëta. Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht të vjedhë njerëzit, por t’i bëjë të dëbuarit të harrojnë Ukrainën dhe të mos mund të kthehen”.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se deri më tani të paktën 243 fëmijë kanë vdekur gjatë luftës, 446 janë lënduar dhe 139 të tjerë janë të zhdukur.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb