Me rastin e 1 Qershorit, festës së dedikuar fëmijëve dhe të drejtave të tyre, Shoqëria e Sigurimeve Albsig ishte pranë fëmijëve të institucionit “Shtëpia e Fëmijës në Shkodër”, duke shpërndarë dhurata simbolike.
“Fëmijët janë e ardhmja, nëse duam të kemi një të ardhme më të mirë, duhet të kujdesemi për ata sot, në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me formimin e tyre dhe dhurimin e një fëmijërie sa më të bukur, plot dashuri, si një siguri për një shoqëri të emancipuar nesër”, ishin fjalët dhe motoja e përfaqësueseve të Albsig.