Arrestimi i një prej trajnerëve më të njohur për arte marciale në Kretë, ka tronditur komunitetin, pas dëshmisë së 8 nxënësve të tij.

Mediat greke shkruajnë se 46-vjeçari është akuzuar nga 7 djem dhe një vajzë, nxënës të tij, se përveçse i fyente dhe u fliste me gjuhë denigruese, u kërkonte atyre që t’i bënin masazh ndërsa shihte video pornografike në telefon.

Menjëherë më pas policia e ka vënë në pranga, ndërsa nxënësit deklaruan se ai ishte vetëm me të brendshme kur i bënin masazh dhe shikonte materiale pornografike.

Vajza e cila ka denoncuar rastin, sot 20-vjeç, ka deklaruar se ai ka abuzuar seksualisht me të që prej vitit 2014.

Ndërkohë policia ka ushtruar edhe kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur edhe një armë zjarri. 46-vjeçari është dërguar sot në prokurori që pritet të ndiqet penalisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb