Shqipëria është në listën e 50 vendeve botërore më të lira për të jetuar. Por, e krahasuar me vendet fqinje ballkanike, Shqipëria duket më e shtrenjtë, e renditur e 28-ta në këtë listë..

GoBankingRates ka kryer këtë renditje, shkruan gazeta prestigjioze ‘Time.com’, duke marrë në konsideratë 4 tregues të përballueshmërisë: fuqia blerëse, indeksi i qirasë, indeksi i çmimit të ushqimeve dhe i shërbimeve e të mirave, krahasuar me standardin e NewYork.

Sa i përket vendit tonë, fuqia blerëse është 58.8 % më e ulët, qiraja 90.8 % më e lirë, ushqimet 72 % më të lira dhe shërbimet e të mirat 64.4 % më të lira. Shqipëria përshkruhet si një shtet i cili ndodhet në veri të Greqisë, sipas ‘Time.com’, me popullsi rreth 3 milion dhe e lokalizuar në Mesdhe. Industritë më të mëdha të saj janë ajo ushqimore, cigare, tekstile dhe veshje. Totali i çmimeve sipas artikullit shkon rreth 630 dollarë.

Por, një tjetër garë rajonale e humbur. Maqedonia shfaqet më e lira në rajon, e renditur e 10-ta më e lira në botë dhe e para në Ballkan, ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina e 11-ta, Serbia e 18-ta, Mali i Zi i 26-ti.

Në tërësi të listës, vendi më i lirë për t’u jetuar është Afrika e Jugut, ndjekur nga India.

Ja lista ne zbritje e 50 vendeve;

50. Bjellorusia
49. Peru
48. Lituani
47. Kroaci
46. Marok
45. Latvia
44. Portugalia
43.Egjipt
42. Armenia
41. Filipine
40. Bangladesh
39. Rusia
38. Hungaria
37. Siria
36. Sllovenia
35. Gjermani
34. Tunizi
33. Spanje
32. Estoni
31. Turqi
30. Brazil
29. Gjeorgjia
28. Nepal
27. Shqipëria
26. Mali i Zi
25. Ukraine
24. Azerbajxhan
23. Meksike
21. Rumani
20. Bullgari
19. Greqi
18. Serbi
17. Malajzi
16. Kili
15. Moldavia
14. Pakistan
13. Kolumbia
12. Polonia
11. Bosnje e Hercegovina
10. Maqedonia
9. Republika Ceke
8. Paraguaj
7. Oman
6. Zambia
5. Kazakistan
4. Arabia Saudite
3. Kosova
2. India
1. Afrika e Jugut

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb