Kosova do të përballet me Greqinë me datën 5 qershor, në kuadër të ndeshjes së dytë të Nations League. Para këtij takimi që do e luajnë si vendas, ka folur trajneri i “Dardanëve”, Allain Giresse. Giresse shprehet se ekipi është gati për suksesin e dytë me radhë, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe mungesat.

 “Përgatitjet-Nuk do t’u referohem ndeshjeve të kaluara, pasi ato kanë përfunduar tashmë. E kemi nisur këtë fushatë me një rezultat pozitiv kundër Qipros dhe kemi studiuar Greqinë si ka luajtur ndaj Irlandës së Veriut. Besoj se jemi gati të provojmë të paraqitemi me një stil dominues në lojë, ashtu si ndaj Qipros, por natyrisht që nuk mund të jap detaje mbi formacionin.

Mungesat-Janë katër lojtarë që janë pjesë e ekipit bazë dhe mund të luajnë edhe pse kemi karton të verdhë. Nuk do ta prishim strukturën e ekipit, vetëm pse 4 lojtarë kanë marrë kartonë të verdhë. Kemi folur me lojtarët dhe natyrisht i kemi porositur që të mundohen të shmangin një tjetër karton, duke qenë se na presin të tjera ndeshje të rëndësishme” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb