Wilfried Gnonto është pa diskutim lojtari më i përfolur pas klasikes Itali-Gjermani, debutoi për herë të parë në një sfidë kaq të famshme, dhuroi një asisit dhe shumë gjera pozitive. Roberto Mancini pati guximin ti dhuronte një 18-vjeçari fanellën e Kombëtares, zbuloi për të gjithë tifozët një lojtar që thuajse askush nuk e njihte, nuk ka luajtur asnjë minutë në Serie A por në Zvicër, është idhulli i ekipit të Zyrih, skuadër më të cilin i përfundon kontrata pas një viti.

Paraqitja e tij kundër Gjermanisë, mosha dhe kontrata drejt skadencën ka bërë që tani Gnonto të përfundojë në qendër të merkatos, menjëherë ekipet e Serie A janë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij. Roma, Fiorentina dhe Sassulo kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Ajax, Monako etj janë gjithashtu të interesuara për 18-vjeçarin:

Gettyimages 1401047527
Gettyimages 1401047527

“Ishte një javë shumë e çuditshme. Trajneri më dha një mundësi dhe besoj se arrita ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të jem këtu është një privilegj i madh”, u shpreh Gnonto pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb