Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, ndërsa shprehet se është hedhur hapi i parë drejt teknologjisë së re e cila mundëson mbledhjen e mbetjeve me kazanë të rinj nëntokësore.

Rama shprehet se tashmë nuk do të ketë ndotje dhe se nuk do të vandalizohen kazanet, dhe në këtë mënyrë i hapet rrugë ndarjes së mbetjeve në burim.

Statusi:

Pastrimi është civilizim

*në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: