64 vite pritje për të shijuar një Botëror. Uellsi e kthen në festë sfidën e fundit të play-off, siguron një biletë në Katar duke thyer Ukrainën me rezultatin minimal 1-0. Gareth Bale me një predhe nga goditja e dënimit, e devijuar pafat nga Yarmolenko, vendosi fatet e këtij takimi.

Lot gëzimi për uellsianët dhe lot trishtimi për ukrainasit, këtë herë nuk mjaftoi as surporti i të gjithë botës, as mesazhet motivuese nga fronti i luftës pasi në futboll duhet diçka më shumë. Uells bëhet përfaqësuesja e 30-të që siguroi një biletë për në Botëror, e fundit nga Evropa.

Dy bileta e fundit do të vendosen nga fituesi i çiftit Emiratet Arabe-Australi që do të përballet me pas me Perunë, ndërsa bileta tjetër do të përcaktohet nga fituesi në sfidën Kosta Rika-Zelanda e Re.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb