Basisti Alec John Such, anëtar dhe themelues i grupit të famshëm Bon Jovi, ka vdekur në moshën 70-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur Jon Bon Jovi dje në rrjetet e tij sociale.

“Ne jemi të lënduar për lajmin e vdekjes së mikut tonë të dashur Alec, ka shkruar këngëtari amerikan. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, ai ishte një pjesë integrale e formimit të grupit. Të them të drejtën nëpërmjet tij ne gjetëm rrugën tonë. Ai ishte një shok fëmijërie i Tico Torres dhe mori Richie Sambora për të na parë si performonim. Aleku ka qenë gjithmonë plot jetë. Tani këto kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy, do na mungojë shumë.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I themeluar në vitin 1983, John Such qëndroi pranë grupit Bon Jovi deri në vitin 1994. Ai u zëvendësua nga basisti Hugh McDonald, i cili u bë anëtar zyrtar i grupit në 2016.

(Ansa/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb