Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një hapësirë pyjorë që ndodhet pranë rrugës së Kombit, në zonën e Repsit në Mirditë.

Mësohet se flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vënë në rrezik edhe banesat përreth.

Sakaq në terren ndodhen edhe forcat zjarrfikëse të Mirditës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb