Arkimed Lushaj, reperi i njohur si Stresi, ka reaguar pas sherrit mes Noizyt dhe Kleviol Ahmetin, ky i fundit i njohur për publikun si Cllevio.

Në një video që qarkulloi në rrjetet sociale, Noizy shfaqej duke goditur Cllevio, pasi ky i fundit e kishte ngacmuar në rrjete sociale dhe se kishte paralajmëruar se do t’i shkonte te lokali i artistit në Durrës.

Në reagimin e tij, në një live në Instagram, Stresi, i cili kohëve të fundit kishte rregulluar raportet me Noizyn, e në anën tjetër thuhet se është mik me Cllevion, thotë se çdokush duhet të shikojë punët e tij dhe se nuk duhet sharë me motër e me familje.

“Ndoshta keqkuptohemi. Po ju them dy gjëra shumë të rëndësishme. Unë po ua them nuk merrem më me plehra shoh punët e mia, edhe ju vetë jeni fajtorë që i shtyni njerëzit, në vend se të shihni diçka ndryshe. Vetë keni qejf të shihni këso gjërash. Rrini në punën tuaj, mos u merrni me lajme, mos shani.

Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them”, thekson 35-vjeçari.

Më tej, Stresi shprehet se nuk duhet shkuar te shtëpia e askujt, ndërsa thekson se nuk është djalë i keq.

“Nuk i shkohet kujt te shtëpia, me sha e me bo budallallëqe. Nuk është djalë i keq, por është i paparashikueshëm. Ka hëngër dajak, nuk ka asnjë gjë. Burrnia i ka të tjerat, jo të dal live”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb