ELBASAN
Një 69-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme pasi ka rënë nga motori në ecje.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, në aksin rrugor Cërrik – Gostime, ku shtetasi S. Xh., 69 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar.
Si pasojë është dëmtuar 69-vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Cërrikut për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.